Autori i dyshuar i zjarrvënies së tregut të fruta- perimeve në Lushnje kapet në Durrës

Autori i dyshuar i zjarrvënies së tregut të fruta- perimeve në Lushnje kapet në Durrës

Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në në tregun e fruta-perimeve në Lushnje. Në pranga ra Klodian Çina, I cili ishte shpallur më parë në kërkim policor. Dyshohet se 48 vjeçari banues në Durrës është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet, dy ditë para ngjarjes së ndodhur. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, së bashku me shtetasin K. Ç., shfaqet edhe një person tjetër, i cili, bazuar në hetimet e deritanishme, nuk rezulton të jetë i implikuar në zjarrvënie.