Mashtrimet online nëpërmjet dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq nigerianin e pandehur! Ja si u zbulua në Itali dhe kurthi (DOSJA)

Mashtrimet online nëpërmjet dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq nigerianin e pandehur! Ja si u zbulua në Itali dhe kurthi (DOSJA)

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot (7 gusht) se ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasin nigerian të pandehur, me inicialet L.O., i akuzuar për veprën penale “mashtrim kompjuterik”. Denoncimi ka ardhur nga punonjësja e një kompanie Call-Center në kryeqytet, e cila ka dëshmuar se një person e kishte kontaktuar në rrjetet sociale dhe që hiqej si shtetas italian, pavarësisht se nuk e dinte atë gjuhë. Pas komunikimeve fillimisht në Instagram dhe më pas në WhatsApp, personi i kërkoi viktimës të kryente një pagesë, me pretendimin se duhej të merrte një pako surprizë, por nuk mund ta paguante vetë. Më vonë, përmes mashtrimit, ai i kërkoi të dhënat bankare të pagesës dhe e orientoi drejt një llogarie ku u krye një transfertë me vlerë të...