Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Fier-Shegan, në zonën e njohur si Pushimi i Shoferit. Sipas informacioneve paraprake të siguruar nga gazetarja Anila Sefa, një automjet tip “Benz” dhe një furgon janë përplasur në kryqëzimin e fshatit Toshkëz. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës. Pas aksidentit, furgoni ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po dokumentojnë rrethanat e aksidentit dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut në zonë. Sipas informacioneve nga Spitali i Lushnjës, i plagosuri, një i moshuar, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksi rrugor Fier–Shegan, në segmentin pranë Pushimit të Shoferit, konsiderohet...