Autor i të paktën 7 rastesh të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Autor i të paktën 7 rastesh të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Durrësit ka zbardhur shtatë raste vjedhjeje dhe tentative për vjedhje të ndodhura gjatë muajit korrik 2026. Si autor i këtyre rasteve është vënë në pranga 29-vjeçari H.B., banues në Durrës. I riu dyshohet se ka kryer një seri vjedhjesh në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit dhe në fshatrat përreth. Nga hetimet rezulton se më 3 korrik ai ka tentuar të vjedhë në dy banesa në lagjen nr. 6 të Durrësit. Më 14 korrik dyshohet se ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17, ndërsa një ditë më pas, në zonën “Sektor Rinia”, ka thyer xhamin e automjetit të një shtetaseje dhe ka marrë bizhuteri floriri dhe sende të tjera personale. Sipas policisë, më 18 korrik 29-vjeçari ka vjedhur një shumë...