Autopsia zbardh vrasjen e Kevin Muharremit, plumbi në qafë i mori jetën 25-vjeçarit

Autopsia zbardh vrasjen e Kevin Muharremit, plumbi në qafë i mori jetën 25-vjeçarit

Janë publikuar rezultatet e autopsisë për 25-vjeçarin shqiptar Kevin Muharremi, i cili u vra mbrëmjen e 14 shkurtit në Montecalvoli, në komunën Santa Maria a Monte, në Itali. Sipas raportit të mjekut ligjor Marco Di Paolo, vetëm një nga plumbat e qëlluar me një pistoletë gjysmëautomatike Beretta kalibër 6.35 rezultoi fatal. Plumbi goditi Muharremin në anën e djathtë të qafës, duke shkaktuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, në nivelin e vertebrave C2 dhe C3. Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se dëmtimet ndërprenë rrugët nervore, duke shkaktuar paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme, çka solli vdekjen e menjëhershme të 25-vjeçarit. Raporti i autopsisë u depozitua pranë Prokurorisë së Pizës, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Për këtë vrasje akuzohet 20-vjeçari shqiptar...