Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i braktisur buzë detit, dyshohet se u përket autorëve

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i braktisur buzë detit, dyshohet se u përket autorëve

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, kanë gjetur një motor të braktisur. Motori u gjet buzë detit, në një prej gjireve detare të zonës, pikërisht në zonën e quajtur “Kasollja”.Lexo edhe :Related Posts Policia dyshon se motori i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes të së premtes. Ai nuk ka pasur shenja dëmtimi ose djegieje, ç’ka mund t’i shërbejë grupit hetimor të mbledhë material gjenetik për të identifikuar autorët. Fakti që motori është gjetur buzë detit, e ka bërë grupin hetimor të dyshojë se autorët janë larguar me mjet lundrues ose të jenë fshehur në banesat e zonës periferike. Atentati ndaj Thimjo Rubatit, sipas dyshimeve, ka qenë i planifikuar dhe...