Artan Hoxha në intervistë me Flamur Vezajn: Krimi ka krijuar ekuilibër, grupet ruajnë lidhje brenda policisë
Gazetari investigativ Artan Hoxha, në një intervistë me gazetarin Flamur Vezaj, ka analizuar situatën e krimit të organizuar në Shqipëri, ngjarjet e fundit kriminale dhe lidhjet që grupet e fuqishme dyshohet se vazhdojnë të kenë brenda strukturave ligjzbatuese. Sipas Hoxhës, disa nga ngjarjet e rënda të ndodhura në Durrës, Sarandë, Lezhë dhe qytete të tjera mund të ishin parandaluar nga Policia e Shtetit. Ai deklaroi se, në planin e gjerë, në vend është krijuar një strukturë e konsoliduar aleancash mes organizatave kriminale, e cila ka ruajtur një lloj ekuilibri dhe ka frenuar përplasjet e mëdha. “Në plan të gjerë, vendi tashmë ka një strukturë shumë të fortë dhe të konsoliduar të një loje aleancash, e cila e ka ruajtur ekuilibrin. Kjo ka bërë që të...
Burimi:
ntv.al