Arrestohet Shefi dhe kupola drejtuese e Komisariatit të Policisë Sarandë
Arrestohet Shefi dhe kupola drejtuese e Komisariatit të Policisë Sarandë. Katër efektivë të Policia e Shtetit në Sarandë janë ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas hetimeve për mosveprim ndaj një ndërtimi pa leje në një hapësirë plazhi në qytet. Të ndaluarit janë Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve, Nënkomisar Ajdin Islamaj, specialist për rendin dhe Inspektor Robert Çulli, specialist zone. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tyre rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të kryera në bashkëpunim dhe jo vetëm për këtë rast. Menjëherë pas ndalimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm...
Burimi:
shkodraweb.com