Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë, i kapen 811 grame kokainë në çantë…

Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë, i kapen 811 grame kokainë në çantë…

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”. Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 51 vjeç. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan këtë shtetas në një lokal në zonën e Freskut. Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 811 gramë...