FOTO/ Aksident i rëndë në Gjirokastër–Tepelenë, motoristi rrezikon këmbën, niset me helikopter drejt Tiranës

FOTO/ Aksident i rëndë në Gjirokastër–Tepelenë, motoristi rrezikon këmbën, niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit, ku janë përplasur një motomjet me targa greke EOK 435, i drejtuar nga Jorland Koçi, dhe një kamion me targa AB236YG, që drejtohej nga shtetasi Edlir Kore. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të rënda në këmbë, mjekët kanë vendosur transferimin e tij drejt Tiranës me helikopter për trajtim më të specializuar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Gjirokastër/ Informacion paraprak  Rreth orës 17:30, në aksin rrugor...