Akademiku bullgar, vjen me një libër që rreket të thotë të vërtetën për “Konvertimin në Islam në Ballkan…”

Akademiku bullgar, vjen me një libër që rreket të thotë të vërtetën për “Konvertimin në Islam në Ballkan…”

Për akademikun Anton Minkov, peticionet si burimi më i rëndësishëm për motivet e konvertimit në islam pasqyrojnë më tepër një proces aktiv dhe vullnetar sesa një akt të imponuar nga shteti osman Nga Sylë Ukshini Akademiku bullgar, Anton Minkov, shkruan se shpjegimi i islamizimit përmes dhunës ose presionit institucional nuk mbështetet në mënyrë të mjaftueshme nga burimet historike. Në analizën e tij në librin e tij “Konvertimi në Islam në Ballkan: Peticionet kisve bahası dhe jeta shoqërore osmane (1670–1730)”, botoi: “Dituria Islame”, Prishtinë, 2025, f. 332, argumenton se peticionet kisve bahası nuk ofrojnë dëshmi për një politikë sistematike të konvertimit të detyruar, por pasqyrojnë një proces më kompleks, të ndërlidhur me faktorë socialë, ekonomikë dhe kulturorë. Dokumentet tregojnë individë që paraqiten vetë para autoriteteve osmane...