Vijojnë bombardimet në Gaza, pesë viktima në sulmet e fundit izraelite

Vijojnë bombardimet në Gaza, pesë viktima në sulmet e fundit izraelite

Të paktën pesë palestinezë, përfshirë një vajzë 9-vjeçare, janë vrarë në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Sipas autoriteteve shëndetësore, vajza, Tala Abu Matar, humbi jetën pasi të shtënat izraelite goditën një kamp në lindje të kampit të refugjatëve Al-Bureij, në pjesën qendrore të Gazës. Në një tjetër incident, një sulm me dron goditi një punishte në lagjen Sabra të qytetit të Gazës, duke lënë të vrarë katër palestinezë dhe duke plagosur një tjetër. Viktimat u dërguan në spitalin Al-Shifa. Ushtria izraelite konfirmoi sulmin, duke deklaruar se kishte në shënjestër “infrastrukturë terroriste”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërkohë, dy palestinezë të tjerë humbën jetën nga plagët e marra në sulme të mëparshme izraelite, njëri pranë kampit Al-Bureij...