Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në zonën e kthesës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, një motoçiklist është përplasur me një maune pasi dyshohet se ka hyrë në korsinë ku po lëvizte mjeti i tonazhit të rëndë. Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar dëmtime të rënda dhe mësohet se ka humbur këmbën e majtë. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe policia, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Burimi:
javanews.al