Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës si autor i dyshuar i disa vjedhjeve në banesa, të kryera me çelësa të kopjuar, ndërsa sekuestrohen sende të dyshuara të vjedhura. Operacioni i koduar “Kopja”, i finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, çoi në identifikimin dhe prangosjen e shtetasit B. H., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 4 vjedhje gjatë vitit 2026. Sipas hetimeve, 38-vjeçari monitoronte më parë banesat që synonte të grabiste dhe më pas hynte në to duke përdorur çelësa të kopjuar, nga ku merrte para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Ai rezulton gjithashtu me precedent të mëparshëm për vjedhje. Gjatë operacionit, policia sekuestroi disa sende të...