Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin e koduar “Delivery”, pas hetimeve të kryera mbi një rast të dyshuar trafikimi të pjesëve të armëve të zjarrit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, përmes shërbimit postar. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, teksa merrte një pako në një degë postare në rrugën “Asim Vokshi”. Brenda pakos u sekuestruan 1 tytë arme zjarri, 1 silenciator, 2 krehra dhe pjesë të ndryshme armësh, si dhe 2 aparate celularë. Sipas hetimeve paraprake, pjesët e armëve dyshohet se janë trafikuar nga SHBA-ja, ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.