Armëpushimi po “vritet” në Hormuz. Irani kërcënon SHBA dhe lëshon dronë lufte në ditën e bisedimeve

Armëpushimi po “vritet” në Hormuz. Irani kërcënon SHBA dhe lëshon dronë lufte në ditën e bisedimeve

Në ditën e bisedimeve vendimtare, paqja po vritet me armë në Hormuz. Irani ka nisur sulme me dronë ndaj anijeve ushtarake amerikane në Gjirin e Omanit, raporton agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve Tasnim. Ky zhvillim vjen pasi marina e Shteteve të Bashkuara kapi një anije kontejnerësh me flamur iranian po në të njëjtin lokacion. Nuk ka pasur raportime për dëme nga sulmet e dukshme me dronë. Më herët, Shtabi Qendror Khatam al-Anbiya i Iranit, njësia më e lartë komanduese operative e vendit që koordinon forcat e armatosura, e përshkroi operacionin detar amerikan si shkelje të armëpushimit dhe tha se do të “hakmerrej për këtë akt piraterie të armatosur nga Marina Amerikane”. Megjithatë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije se anijes iu dha...