Apeli liron nga burgu biznesmenin Ervis Lami, bashkëpunëtor i Evis Berberit në dosjen e ARRSH

Apeli liron nga burgu biznesmenin Ervis Lami, bashkëpunëtor i Evis Berberit në dosjen e ARRSH

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur lirimin nga qelia të biznesmenit Ervis Lami, i përfshirë në dosjen e bujshme të ARRSH-së, ku ai akuzohet së bashku me ish-drejtuesin Evis Berberi dhe rreth 20 persona të tjerë për një sërë veprash penale. Sipas hetimeve, të pandehurit dyshohen për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim dokumentesh. Lirimi i Lamit vjen vetëm pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me 4 vite shërbim prove, pas marrjes së statusit si bashkëpunëtor i drejtësisë. Referuar dosjes hetimore, Ervis Lami rezulton pronar fiktiv i kompanisë “DAAM shpk”, ndërsa pronari faktik dyshohet të ketë qenë ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi. Sipas SPAK, kjo kompani...