Apeli i GJKKO-së urdhëron Prokurorinë: Të hetohet vrasja e ish-policit Arben Bilali
Apeli i GJKKO-së ka urdhëruar sot në 21 maj Prokurorinë të rinisë hetimet për vrasjen e ish-policit Arben Bilali. “U vendos kthimi i akteve për vazhdimin e hetimeve në kuadër të procedimit penal numërt 1006 datë 30.01.2019, regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/2 të Kodit Penal, me person nën hetim Gj.K. Caktimin e një afati 3-mujor për kryerjen e këtyre veprimeve, afat që nis nga momenti i njoftimit të këtij vendimi. Ndaj këtij vendimi lejohet rekurs sipas ligjit në Gjykatën e Lartë”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO-së. Për vrasjen e ish-efektivit Arben Bilali është i dyshuar Gj.C. Prokuroria kishte pushuar hetimet për Gj.C në 2020, të arrestuar me shumë...
Burimi:
javanews.al