Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan
Gjykata e Apelit ka dënuar këtë të enjte, 2 korrik, me 17 vite heqje lirie Erjon Llapushin. Ai u denua për vrasje me dashje pasi goditi me grusht dhe i shkaktoi vdekjen kamarieritGazment Kurmaku. Prokuroria e kualifikoi vrasje me dashje dhe kërkoi dënimin me 20 vjet burg. Ngjarja ndodhi më 2 tetor 2021, kur konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut. Kryekamarieri 57-vjeçar ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta nga Erjon Llapushi.
Burimi:
javanews.al