Antidroga e Tiranës prangos 44 vjeçarin me “2 bukë” me vete, informatorët çuan agjentët te kokaina

Antidroga e Tiranës prangos 44 vjeçarin me “2 bukë” me vete, informatorët çuan agjentët te kokaina

Sokol Kuçi, një 44 vjeçar me banim në Vorë, është prangosur nga agjentët e Antidrogës në DVP Tiranë pasi nga kontrolli që i është ushtruar, i është gjetur një sasi e madhe kokainë, e ndarë në doza për shitje dhe për furnizim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë kishin siguruar informacione se një shtetas do të transportonte dhe shpërndante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë në zonën e Bulevardit të Ri dhe në segmentet rrugore që lidhin kryeqytetin me zonën e Urës së Paskuqanit. Bazuar në këto informacione, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Kuçi, 44 vjeç, banues në Vorë. Gjatë operacionit, në...