Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec, përplasen 2 makina! Vdes 26 vjeçari, plagosen 2 të tjerë
Një aksident i rëndë me 1 të vdekur e 2 të plagosur, u shënua një orë pas mesnatës në aksin rrugor Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht Rreth orës 01:00 të 5 gushtit, një makinë tip Benz është përplasur me automjetin tip "Audi", dhe për pasojë humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i Benzit ndërsa janë në spital shoferi dhe pasagjeri i Audit. Viktimë ka mbetur . P., 26 vjeç ndërsa të plagosur janë shtetasi K. C., 27 vjeç, si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Burimi:
syri.net