AKSIDENT TRAGJIK ME NJE VIKTIME NE KORÇË
Një 26-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi rreth orës 01:00 në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Vloçisht. Sipas policisë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga 26-vjeçari, u përplas me një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga një 27-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Benz”-it humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i “Audi”-t dhe një pasagjer që udhëtonte me të mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spital, ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin...
Burimi:
ntv.al