Të gjithë të prekur me virusin e Trump, flasin për bisedime por marrëveshje nuk ka

Të gjithë të prekur me virusin e Trump, flasin për bisedime por marrëveshje nuk ka

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se është arritur përparim i konsiderueshëm në bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për rivendosjen e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, por theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Duke folur para gazetarëve në Departamentin e Shtetit, Rubio tha se negociatat kanë avancuar ndjeshëm dhe shprehu besimin se palët mund të arrijnë një marrëveshje në një të ardhme të afërt. Bisedimet janë përqendruar në garantimin e kalimit të sigurt të anijeve tregtare nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit natyror. Çdo ndërprerje e qarkullimit në këtë korridor ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Më herët gjatë ditës, edhe Sekretari amerikan...