Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë
Një 26-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi rreth orës 01:00 në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Vloçisht. Sipas policisë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga 26-vjeçari, u përplas me një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga një 27-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Benz”-it humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i “Audi”-t dhe një pasagjer që udhëtonte me të mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spital, ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
javanews.al