Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

Ministria e Drejtësisë e ka vlerësuar Amnistinë Penale si një projekt prioritar dhe të mirëmenduar, i cili synon t’u ofrojë një shans të dytë shumë shtetasve të burgosur. I ftuar në emisionin “NewsRoom” në ABC News, zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, bëri me dije se drafti i hartuar pas diskutimeve të gjata do të fokusohet veçanërisht te gratë me deri në katër vite dënim të mbetur dhe te të miturit. Megjithatë, Dobi theksoi se kriteret e përzgjedhjes janë mjaft strikte, duke përjashtuar kategorikisht të dënuarit për krime të rënda, personat e arrestuar nga SPAK-u dhe ata që i janë shmangur drejtësisë. Paralelisht me këtë proces, po shihet mundësia edhe për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. “Është një prioritet i Ministrisë së Drejtësisë. Po shikojmë...