Akuzohet për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve narkotike, ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari
Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë, pasi akuzohet për kultivim të një sasie prej 10 900 bimëve narkotike në Shkodër. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin, Algert Zeneli banues në Milot. Policia e Shtetit thotë se ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. “Nga hetimet dyshohet se gjatë vitit 2023, në fshatin Kir, Njësia Administrative Pult, si dhe në disa zona të tjera në afërsi të fshatit Theth, në territorin e Shkodrës, ky shtetas,...
Burimi:
syri.net