Akuzohen për tjetërsim prone, 12 masa sigurie për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës në Durrës (EMRAT)

Akuzohen për tjetërsim prone, 12 masa sigurie për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës në Durrës (EMRAT)

Policia e Durrësit ka zhvilluar ditëne sottme një operacion për ekzekutimin e 12 masave të lëshuar ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Bëhet me dije se masat ndaj 12 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve janë dhënë pas dyshohet për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave përmes dokumenteve të falsifikuara. Theksohet se personat nën akuzë dyshohet se kanë bashkëpunuar për kalimin në mënyrë të paligjshme të sipërfaqeve të tokave shtetërore në pronësi private, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe duke shpërdoruar detyrën. Gjykata e Durrësit ka caktuar masa të ndryshme sigurie, nga “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” deri te “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Masat për 12 zyrarët dhe ish-zyrtarët: Ramazan Sheshi – “Arrest në burg”. Dyshohet për veprat penale...