Akuza për shit-blerje votash në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit
Gjykata e Posaçme ka dënuar sot 4 persona për shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Ndoc Guri dhe Arben Kolaj akuzohen për 2 vepra penale, atë të shitjes e blerjes së votës, dhe përfundimisht janë dënuar me nga 1 vit e 4 muaj burgim, që është konvertuar në 2 vite e 8 muaj shërbim prove për secilin, me kusht që të mos kryejnë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohen me persona të dënuar gjatë kësaj periudhe. Ndrekë Lera është dënuar për blerje votash dhe është dënuar përfundimisht me 2 vite burgim, vendim i cili është pezulluar, duke caktuar shërbim prove për të pandehurin për një periudhë 4-vjeçare, me kusht që të mos kryejë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohet me persona...
Burimi:
javanews.al