Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa ku dyshohet se fshihen persona me rrezikshmëri të lartë
Një aksion i forcave RENEA është duke u zhvilluar në këto momente në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, forcat speciale kanë ndërhyrë në dy banesa, të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur si vende ku fshihen persona me rrezikshmëri të lartë kriminale. Operacioni po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa forcat e RENEA-s po kryejnë kontrolle në ambientet e banesave dhe përreth tyre. Ende nuk dihen rrethanat e plota të operacionit dhe as identiteti i personave që dyshohet se janë objekt i ndërhyrjes së forcave speciale. Gjithashtu, deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me rezultatet e kontrolleve apo nëse ka persona të arrestuar ose të shoqëruar. Mësohet se aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që në...
Burimi:
vizionplus.tv