Aksidenti tragjik në Durrës/ Policia largon familjen e shoferit nga banesa! Frikë nga hakmarrja?

Aksidenti tragjik në Durrës/ Policia largon familjen e shoferit nga banesa! Frikë nga hakmarrja?

Familja e shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën 2 fëmijë të mitur,  dhe një i tretë ndodhet në gjëndje të rëndë është larguar nga banesa. Mësohet se familja është larguar mbrëmë në orët e vona. Burimet bëjnë të ditur se familja e Nikoll Radaçit është larguar nën shoqërimin e policisë. Siç shihet në video banesa është e mbyllur. Ndërkohë sot Durrësi po i jep lamtumirën dy të miturve që humbën jetën tragjikisht pasi makina që po drejtonte 57 vjeçari i dehur i përplasi teksa po luanin top.