Aksidenti tragjik me një viktimë/ Policia njoftim zyrtar: Betonierja çau barrierat

Aksidenti tragjik me një viktimë/ Policia njoftim zyrtar: Betonierja çau barrierat

Policia e Tiranës ka dalë një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pranë rrethrrotullimit të Saukut. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas njoftimit të policisë, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.     Informacion paraprak Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë...