Aksidenti tragjik me dy viktima/ Dëshmitarët: Po bënin manovra me motor

Aksidenti tragjik me dy viktima/ Dëshmitarët: Po bënin manovra me motor

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në Golem, ku humbën jetën dy të rinj Sipas dëshmive të banorëve dy të rinjtë dyshohet se po kryenin manovra me motomjetin në mes të rrugës, duke ngritur rrotën e motorit, kur kanë humbur kontrollin. Motori është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me hyrjen e një pallati. Si pasojë e përplasjes humbi jetën në vend drejtuesi i motomjetit, Elton Luzati. Edhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u dërgua në spitalin e Durrësit me shenja jete, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.