Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, betonierja u përplas me disa makina para se të binte nga lartësia

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, betonierja u përplas me disa makina para se të binte nga lartësia

 Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere ka humbur kontrollin, është përplasur me disa automjete dhe më pas ka rënë nga lartësia. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëme të shumta në mjete, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe bilanci i personave të lënduar. 'Aksident i rëndë rrugor që regjistrohet në kryeqytet në zonën e njohur si rrethrrotullimi i TEG-ut në Sauk, ku një aksident i rëndë ka ndodhur pikërisht në rrethrrotullimin pranë TEG, në rrugën Tiranë-Elbasan, ku në dalje të akseve që lidhin unazën me aksin kryesor Tiranë-Elbasan ka ndodhur një përplasje e një kamioni me një autoveturë të cilat janë dëmtuar plotësisht...