Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes
Nënë e bijë, të mbijetuara të aksidentit tragjik të 30 qershorit në autostradën Tiranë–Durrës, po përballen me pasoja të rënda fizike dhe psikologjike, pasi humbën gjymtyrë si pasojë e përplasjes që i mori jetën shoferit të autobusit dhe la të plagosur edhe 12 pasagjerë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH, Ornela Lazaj, vajza dhe motra e të aksidentuarave, rrëfeu momentet dramatike që përjetoi familja pasi mësoi për ngjarjen. Ajo tregoi se nëna dhe motra po udhëtonin nga Greqia drejt Beratit për të marrë pjesë në përvjetorin e vdekjes së vëllait të nënës. Familja humbi kontaktet me to gjatë kthimit dhe aksidentin e mori vesh fillimisht nga mediat. “Nuk gjej fjalë të përshkruaj gjendjen tonë aktuale. Mami u nis nga...
Burimi:
javanews.al