Aksidentet përgjakin akset rrugore/ Motoçilistit i presin këmbën, gruaja humb jetën
Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Bajame Ramazani, rreth 75 vjeçe.Gruaja ishte duke kaluar në këmbë trafikndarësen e autostradës, duke tentuar të kalonte në krahun tjetër, kur u përplas nga një automjet fuoristradë tip “Kia”. Si pasojë e goditjes, 75-vjeçarja ka humbur jetën.Ky aks rrugor është një nga segmentet ku ngjarje të tilla janë të shpeshta. Edhe pse në hyrjet e fshatrave ka mbikalime për këmbësorët, banorët zgjedhin të rrezikojnë jetën duke kaluar në mes të autostradës. Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së Viroit, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.Sipas të dhënave paraprake, motoçiklisti dyshohet se ka...
Burimi:
ntv.al