Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në aksin Vlorë-Orikum, në fshatin Radhimë. Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, në aksident janë përfshirë tre automjete,“Benz”,“BMW” dhe një “Seat”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, i cili po udhëtonte në drejtim të aksit Orikum-Vlorë. Të dëmtuar lehtë kanë mbetur pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “Seat” nuk ka pësuar dëmtime. Pak minuta pas përplasjes, dy prej automjeteve janë përfshirë nga flakët, duke shtuar rrezikun në vendngjarje dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e parë. Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se shkak i aksidentit...