Aksident zinxhir në Sarandë, 6 makina përplasen mes tyre, nuk ka të lënduar!
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme (9 gusht), në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”. Sipas burimeve policore, në aksident janë përfshirë dhe dëmtuar 5-6 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në përplasjen e automjeteve. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë apo të vijojnë veprimet strukturat përkatëse për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Burimi:
javanews.al