Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet. Siç bën me dije korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Dede, si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, 36 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.