Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i motomjetit
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv