SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane
Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive iraniane, të cilat akuzohen se kanë qenë pjesë e një skeme shantazhi ndaj anijeve tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se Kompania e Sigurimeve Detare të Gjirit Persik dhe Autoriteti i Shërbimeve Detare HormuzSafe janë përfshirë në një skemë të mbështetur nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e cila detyron anijet tregtare të blejnë sigurim detar të detyrueshëm për të kaluar nëpër këtë rrugë strategjike detare. Sipas autoriteteve amerikane, policat e sigurimit të ofruara nga këto kompani mbulojnë rreziqe që, sipas SHBA-së, krijohen nga vetë Irani, përfshirë sekuestrimin e anijeve. Uashingtoni pretendon se të ardhurat e gjeneruara nga kjo skemë përdoren për financimin...
Burimi:
vizionplus.tv