Aksident tragjik/ 19-vjeçari humb jetën pasi makina del nga rruga

Aksident tragjik/ 19-vjeçari humb jetën pasi makina del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, me pasoja në jetë njerëzish. Në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shtetasi i riu ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.