Aksident në Gjirokastër, Cekja i Beratit përplaset me dervishin e Hormovës, detajet e para
Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur për publikun si “Cekja” i Beratit, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së fshatit Hormovë. Sipas informacioneve paraprake, automjeti “Mercedes Benz” që drejtohej nga Myftari është përplasur me një automjet “Ford”, i cili drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian. Përplasja nuk ka qenë ballore, çka ka shmangur pasoja të rënda. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa as aktori i humorit dhe as drejtuesi i automjetit tjetër nuk kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Gjirokastrës, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi:
javanews.al