Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit
Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në aksin Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “me targa AB623YI ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat e karrexhatës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Burimi:
vizionplus.tv