Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e një kalimi të gabuar nga një prej automjeteve, tip BYD. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen verifikimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.