Aksident në aksin Fier–Rroskovec/ Përplasen një automjet dhe një motor, plagoset drejtuesi i motorçikletës
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kuman, në aksin rrugor nacional Fier–Rroskovec, në qarkun e Fierit. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Citroen” dhe një motorçikletë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti “Citroen” drejtohej nga Alfred Shatëri, ndërsa motorçikleta nga Mirjan Gergari. Nga përplasja, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa drejtuesi i motorçikletës ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier me një automjet rasti, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen...
Burimi:
syri.net