Aksident në aksin Fier–Levan, dy të plagosur! Bllokohet përkohësisht qarkullimi në Qafën e Koshovicës
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si Qafa e Koshovicës. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë e goditjes së fortë, dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Aksi Fier–Levan, veçanërisht zona e Qafës së Koshovicës, konsiderohet prej vitesh një...
Burimi:
syri.net