Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur jetën pas përplasjes së një kamioni me një makinë. Viktimë ka mbetur shoferi i mjetit. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur djali dhe motra e viktimës. Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihm mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se viktima ishte nga Kosova. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka shoqëruar shoferin e kamionit. Njoftimi: “Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë-Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi...
Burimi:
syri.net