Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së tre automjeteve në superstradën Lezhë–Milot. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Gajush, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para hetimore dhe nisën hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.