Aksident i rëndë në Lezhë/ ‘Benzi’ me targa të Kosovës përplas 66-vjeçarin me biçikletë, dërgohet me urgjencë te Trauma
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, me targa të Kosovës, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte 66-vjeçari Preng Ndreka, banues në Shënkoll. Për pasojë, i moshuari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar fillimisht në spitalin e Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është dërguar më pas me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe ndaluar nga Policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe...
Burimi:
syri.net