Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar, detajet e para
Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një të riu 19-vjeçar shqiptar në Itali, mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00. Sipas mediave lokale, i riu, me origjinë shqiptare dhe banues në Monopoli, ndodhej në sediljen e pasme të një makine tip Mercedes kur automjeti u përplas me një Toyota të drejtuar nga një grua. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke bërë që të dy automjetet të përplaseshin edhe me disa makina të parkuara në rrugë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat, zjarrfikësit dhe karabinierët. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, i riu shqiptar ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë edhe shoferja e Toyota-s dhe një tjetër pasagjer i Mercedesit. Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur shkaqet...
Burimi:
javanews.al